Gérard Depardieu mund të cilësohet si një “mit” plot kontradikta. Ka xhiruar kryevepra, por edhe filma “pa asnjë vlerë”, siç thotë ai vetë. Filozofia e yllit të kinemasë franceze është: Ha, pi, dashuro. Për më tepër, e pranon se nuk qëndron dot pa grua ertrand Blier, një nga regjisorët e parë me të cilët ka punuar, e kujton si “një tip i rrezikshëm. Më duhej ta ndiqja natën, sepse shkonte me qëllim në zonat më të rrezikshme, në kërkim të telasheve”. Për 40 vjet dhe me qindra filma në karrierën e tij (mesatarisht tre në vit, edhe pse këto kohët e fundit i ka rralluar paska, pasi merret me verërat dhe restorantet), Gérard Depardieu nuk duket se ka ndryshuar shumë. Pak i zhgënjyer me kinemanë dhe i tronditur nga vdekja absurde e djalit, Guillaume (në tetor të vitit 2008, në moshën 38 vjeç për shkak të një pulmoniti), por megjithatë i dashuruar me jetën. Në jetën e tij nuk mund të mos përmendim pesë bypass-et në zemër, aksidentet me motor për shkak të një shpejtësie pesë herë mbi normat e lejuara, kryevepra, shumë filma që ai i quan të pavlerë, dy prostitutat legjendare me të cilat shkoi për të jetuar në moshën 12-vjeçare dhe dashurinë për Carole Bouquet. Në dhjetor do të mbushë 62 vjeç, ndërsa djali i tij më i vogël, Jean, do të mbushë 4. Pinjolli i fundit Depardieu erdhi në jetë nga lidhja me aktoren franko-kamboxhiane Hélène Bizot. Por edhe ajo histori ka përfunduar dhe tashmë në krah të tij është shkrimtarja Clementine Igou, 25 vjet më e re se ai. Ndërkaq t’i qëndrosh nga pas është pothuajse e pamundur: më mirë të përqendrohesh te filmat e tij. Sapo kanë dalë “Mammuth” (ku interpreton një punëtor ndërtimi të dalë në pension dhe flokët e gjata deri në bel) dhe “Potiche” ku interpreton një deputet komunist të dashuruar me menaxheren Catherine Deneuve).
Zoti
Depardieu, kohët e fundit keni thënë: “E vetmja gjë që më intereson janë
personat me të cilët punoj, as rolet dhe asgjë tjetër”. Vlen vetëm për filmat
apo edhe për zanatet e tjera?
Vlen për gjithçka.
Ndoshta kinemaja ka vdekur, por unë nuk kam ndryshuar, jam i njëjti që kur isha
3 vjeç. Bëj çdo lloj filmash, por vetëm me njerëzit që njoh dhe që dua.
Vërtet
jeni i bindur se kinemaja ka vdekur, apo është vetëm një batutë?
Varet se çfarë kupton
me kinemanë. Sot, e gjithë paraja është përqendruar te televizioni dhe filmat
amerikanë që nuk vlejnë fare. Po shohim gjithmonë e më pak filma të bukur dhe
kinematë që mbushen vetëm me fëmijë. Tani 30-vjeçarët preferojnë të qëndrojnë
më shumë në shtëpi përpara televizorit.
Ju
nëse nuk bëni filma, i përkushtoheni verës?
Kam që prej vitit
1989 që merrem me verëra. Kam fabrika në Argjentinë, Marok, Algjeri, Spanjë,
Itali dhe sigurisht në Francë. Vera ka shpirt, njëlloj si njerëzit, ka të bëjë
me miqësinë dhe ndarjen e kënaqësive të thjeshta. Dhe në fakt unë preferoj ta
kaloj kohën në fshat me fshatarët dhe një gotë vere përpara se sa në sheshin e
xhirimeve me aktorët.
Është
e vërtetë që tani pini më pak?
Në fakt, kur jam i
stresuar, pi shumë shishe në ditë.
Po
kur jeni i qetë?
Mundohem t’i,
reduktoj edhe pse nuk e kam të lehtë. Unë tek kjo tokë jam shumë i lumtur, ndaj
kjo më shtyn të pi shumë.
Te
“Mammuth” keni shtuar shumë në peshë. Nuk ndryshuat stil jetese pas bypass-it
të pestë?
Kur zemra ka probleme,
ndihesh gjithmonë i lodhur, njësoj si pleqtë. Kam lënë duhanin dhe përpiqem të
ha më pak, por e kam të vështirë. Edhe pse e dinë të gjithë që mua më pëlqen
shumë të gatuaj. Mbetem pa fjalë kur shoh se si fëmijët e sotëm nuk dinë asgjë
rreth natyrës dhe jetës që na rrethon.
Ndonjë
kujtim të lidhur me ushqimin, kur ishit fëmijë?
Kur nuk kishim
para, shpesh mamaja më dërgonte mua te kasapi. Ishte pak e sikletshme kur ai më
thoshte “I thuaj babit të vijë të më paguajë”.
Ish-gruaja
juaj, aktorja Élisabeth Guignot, thotë se ju jeni i fiksuar pas punës. Jeni
dakord?
Po, kam nevojë të
merrem vazhdimisht me aktivitete.
Keni
bërë filma të jashtëzakonshëm, por edhe nga ata komercialët pa vlerë?
Shpesh ndjek miqtë,
energjinë, atë që më thotë instinkti. Jeta është shumë e shkurtër dhe e
brishtë. Cigaret, jeta dashuria... me pak fjalë ka gjëra më të rëndësishme se
një film apo jo?
Si
për shembull gratë?
Mbi të gjitha
gratë. Kam mësuar shumë nga gratë dhe të dashurat e mia, por më shumë kam
mësuar duke lexuar Virginia Woolf e Anaïs Nin se sa Ernest Hemingway. E dhuroj
Scott Fitzgerald, por shkrimtaret janë të preferuarat e mia. Në këtë moment,
për shembull, më pëlqen shumë Marie Ndiaye (me origjinë senegaleze. Në Francë
është shumë e njohur se ka fituar çmimin “Goncourt”. Gratë më kanë bërë të jem
i durueshëm dhe të pres se çdo të ndodhë me qetësi.
Ndoshta,
për këtë arsye, keni pasur shumë gra në jetën tuaj. I dashkeni shumë...
E vërtetë, besoj te
dashuria, por jo tek ajo e përjetshmja. Kam njohur njerëz që kanë qëndruar
bashkë gjithë jetën, por vetëm sepse duhej. Përkundrazi, për të mirën e
fëmijëve, duhej të ishin divorcuar. Për sa më përket mua, kam pasur shoqe të
mrekullueshme në krah, që edhe kur jemi ndarë, miqësia ka mbetur.
Sigurisht të
ndahesh kushton shumë, por i urrej konfliktet dhe gjithmonë dua t’i shmang,
pavarësisht kostos.
Në
një intervistë, keni thënë se nuk keni më ambicie? Përse
Në të vërtetë nuk i
kam pasur kurrë: jetoj të tashmen, jam kureshtar për të tjerët, kështu kam qenë
që fëmijë. Jam aktor, jo se më intereson të jem i famshëm, por thjesht sepse
është një zanat që më jep mundësinë të njoh shumë njerëz dhe të mësoj gjëra të
reja. Nëse duhet të interpretoj një mjek, për shembull, frekuentoj mjekë të
tjerë dhe shkoj në spital për të asistuar në ndonjë operacion. Mëson gjëra të
reja apo jo?
Për
sa i përket operacioneve, ju keni bërë shumë?
Po, në zemër dhe
shumë të tjerë, pasi jam rrëzuar me motor. Thuhet se jeta është plot pengesa
dhe duhet energji për t’i kaluar. Unë mendoj se i kam, edhe pse shpesh bëhem
pesimist.
Shkruani
libra me receta, prodhoni verë, hapni restorante. Kjo mund të quhet punë?
Mua më pëlqen ta
ndaj ushqimin me të tjerët dhe të ushqej njerëzit. Të gatuash për të tjerët ka
lidhje me dashurinë. Ato që bëj, më japin energji dhe më bëjnë të jem në
kontakt me njerëzit që kanë të njëjtin pasion me mua.
No comments:
Post a Comment